Ukshini: ATSH dritare e rëndësishme informacioni

13 nëntor 2018 | 23:11

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka qenë historikisht një dritare shumë e rëndësishme informacioni për ngjarjet në Shqipëri, rajon dhe më gjerë, deklaroi sot i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, në takimin me drejtoreshën e agjencisë, Armela Krasniqi, gjatë një vizite në ambientet e këtij institucioni.

Në këtë takim, Ukshini vlerësoi punën e ATSH, duke theksuar se “ky institucion ka qenë historikisht një dritare shumë e rëndësishme informacioni për ngjarjet në Shqipëri, rajon dhe më gjerë”.

Ai e konsideroi si shumë të vlefshëm edhe kontributin e ATSH-së gjatë periudhave më të rëndësishme historike të Kosovës.

Krasniqi dhe Ukshini diskutuan edhe për bashkëpunimin mes ATSH dhe medias në Kosovë, ndërkohë që Ukshini tregoi interes të veçantë për arkivën e lajmeve dhe të fotografisë të ATSH, që sipas tij, ishte e një rëndësie të veçantë duke patur parasysh periudhën e gjatë historike që kjo arkivë mbulon.

“Me shërbimet e reja që po përpiqet të realizojë, ATSH synon të shndërrohet në një brand mediatik”, – deklaroi Krasniqi, e cila vlerësoi përshtypjet e ambasadorit Ukshini për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Krasniqi i kushtoi rëndësi të veçantë rolit që ka ATSH përballë fake news apo lajmeve të rreme që janë shndërruar edhe në një çështje globale./ a.jor. /a.g/ATSH/.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se brenda afatit kushtetues,…