Ulet numri i të vdekurve nga Covid-19 në Itali
10 maj 2020
| 19:01
Është ulur në mënyrë të ndjeshme numri i personave të vdekur nga Covid-19 në Itali.
Në 24 orët e fundit në Itali kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 165 persona.
Numri total i viktimave nga virusi vdekjeprurës në Itali deri tani është 30 560 persona.
Mediet italiane raportojnë se numri i të prekurve me koronavirus në këtë shtet deri tashmë ka shkuar në 219 070 persona.



