Ulje pagash edhe nga Tottenhami

31 mars 2020 | 16:55

Kryetari i Tottenham, Daniel Levy shpreson që të gjithë lojtarët dhe trajnerët të “bëjnë pak” pasi njoftuan një ulje pagash prej 20% për të gjithë stafin që nuk luan në klub, në mesin e pandemisë koronavirus.

Premierliga aktualisht është në ndërprerje për shkak të shpërthimit të Covid-19, dhe megjithëse është caktuar një datë (30 prill) për një rikthim në veprim, akoma nuk dihet nëse do të jetë e sigurt kjo gjë.

Deri më tani kanë qenë gati 800,000 raste të konfirmuara të koronavirusit në mbarë botën, me një numër vendesh që vendosin bllokime në një përpjekje për të stopuar përhapjen e virusit.

Lojtarët dhe stafi nga klubet në të gjithë vendin aktualisht po izolohen në shtëpitë e tyre, pasi të gjitha objektet e stërvitjeve mbeten të mbyllura në përputhje me protokollet qeveritare.

Dhe Levy tani ka dhënë një azhurnim mbi gjendjen financiare të Tottenham, duke zbuluar një ulje të pagës për të gjithë “drejtorët dhe punonjësit që nuk luajnë” në përpjekje për të balancuar gjendjen financiare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese i ka kthyer përgjigje kërkesës së presidentit Hashim…