UNDP-ja dhuron 36 kompjuterë të rinj për Policinë e Kosovës

12 korrik 2019 | 11:38

Policia e Kosovës është bërë me 36 kompjuterë të rinj që do t’i shërbejnë për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve. Kjo falë një donacioni të UNDP-së në Kosovë.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është shprehur se ky donacion se ky projekt do të ndihmojë shumë për legalizimin e armëve.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se duhet të bëjnë më shumë që numri i armëve ilegale të zvogëlohet

Ndërsa, përfaqësuesja e UNDP-së, Maria Soukko, ka thënë se do vazhdojnë të mbështesin Policinë e Kosovës në forma të ndryshme për të pasur një siguri në gjithë territorin e Kosovës.

Ajo ka thënë se janë të angazhuar për reduktimin e armëve ilegale dhe në të njëjtën kohë reduktimin e të gjitha formave të dhunës.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka thënë se do të angazhohen që t’iu shërbejnë qytetarëve në mënyrën më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e lajmeve serbe "Beta" ka botuar në versionin desktop…