“Unë punova, ai shkoi me helikopter në spital”, Bideni ngacmon Trumpin

28 korrik 2022 | 09:02

Presidenti amerikan Joe Biden, pasi rezultoi negativ nga Covid-19, vlerësoi rolin e vaksinave për kalimin e lehtë të virusit dhe e krahasoi veten me Donald Trump, i cili qe dërguar në spital me helikopter.

“Thelbi është ky: kur paraardhësi im u infektua, e dërguan me helikopter në spital. U sëmurë rëndë. Fatmirësisht, u shërua. Kur u infektova unë, vijova të punoja në Shtëpinë e Bardhë. Pesë ditë kam punuar. Ndryshimin e bëri vaksinimi, sigurisht”, tha 79-vjeçari./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale për Krime Lufte në Hagë, po tregohet më…