UNICEF-i dhe Ambasada Suedeze në Kosovë fuqizojnë të rinjtë që të ndërmarrin iniciativa për ajër të pastër

06 qershor 2023 | 12:39

UNICEF-i, në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Kosovë, shënuan Ditën Botërore të Mjedisit duke bashkuar të rinjtë dhe vendimmarrësit për të diskutuar për ndikimin e ndotjes së ajrit në Kosovë.

Ngjarja kishte për qëllim të mbështesë angazhimin e të rinjve në avokimin për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, duke inkurajuar një dialog kuptimplotë për një të ardhme të qëndrueshme për Kosovën.

Ngjarja ofroi një platformë fuqizuese që të rinjtë t’i ndajnë përvojat e tyre personale në lidhje me ndotjen e ajrit dhe çështje të tjera mjedisore.

Të ftuar ishin ambasadori suedez në Kosovë, shkëlqesia e tij, Jonas Westerlund, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Arbërie Nagavci, shefja e UNICEF-it në Kosovë, znj. Nona Zicherman, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjedis, znj. Fitore Pacolli, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Avni Zogiani, dhe zëvendësministri i Ekonomisë, z. Getoar Mjeku.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në…