UNICEF-i: Gati 16 milionë fëmijë shkojnë në shtrat të uritur

19 maj 2023 | 13:02

Agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF, ka paralajmëruar për një “krizë të fëmijëve” në Afganistan me afro 16 milionë fëmijë që shkojnë në shtrat të uritur.

“Ata nuk kanë ujë të pastër për të shuar etjen ose më shumë batanije ku të flenë”, ka thënë gazetarëve Fran Equiza, përfaqësues i UNICEF-it në Afganistan.

Kthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan më 15 gusht 2021, i ndjekur nga ndërprerja e ndihmës financiare ndërkombëtare, e ka lënë vendin e shkatërruar në kriza ekonomike, humanitare dhe të të drejtave të njeriut.

Rreth 2.3 milionë fëmijë pritet të përballen me kequshqyerjen akut në vitin 2023, sipas UNICEF.

Equiza ka thënë se fëmijët po punonin në shtëpi, në rrugë, në fusha, miniera dhe dyqane me rreth 1.6 milion të bllokuar në punën e fëmijëve në Afganistan.

“Fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç janë në kushte të rrezikshme për të ndihmuar prindërit e tyre të vendosin pak ushqim në tryezë”.

“Shumë prej tyre jetojnë me frikën e dhunës, apo martesës së hershme. Shumë prej tyre janë të ngarkuar nga pesha e një përgjegjësie të dyfishtë,” tha ai. “Shumë njerëz kanë harruar se Afganistani është një krizë e fëmijëve”, ka thënë Equiza.

Ai i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë në zbutjen e vuajtjeve të fëmijëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë…