United fiton me përmbysje derbin ndaj Cityt

14 janar 2023 | 17:30

Një ndeshje tipike të një derbi anglez kemi parë në mesditën e sotme, ku Manchester United-Manchester City ishte një ndeshje spektakolare dhe plot emocione.

Sfida ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, ku të dyja palët tentuan të gjenin hapësirat e duhura për të zhbllokuar rezultatin, por nuk ishte e thjeshtë pasi të dy klubet e Manchesterit ishin të vendosura mirë dhe të kujdesshme.

Pjesa e dytë nisi në favor të Manchester City, ku pas disa minutash qarkullim topi dhe në kërkim të gjetjes së një hapësire për të shënuar, ata ndërtuan dhe finalizuan një aksion model ku De Bruyne dërgon një top të mrekullueshëm drejt zonës dhe Grealish me kokë dërgon topin në rrjetë.

Pas këtij goli, duket se United filloi të përmendej dhe të tentonte të barazonte shifrat. Kjo gjë erdhi në minutën e 78-të, pasi një kundërsulm u krijua nga United dhe Bruno Fernandes finalizon me qetësi para portës së brazilianit. Goli në çast nuk u mor parasysh për një pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor, por VAR ndërhyri duke akorduar gjithçka si të rregullt.

Mrekullia ndodh katër minuta më vonë, ku në minutën e 82-të, një tjetër kundërsulm, këtë herë nga krahu i majtë, gjen djaloshin e talentuar Garancho i cili asiston brenda zonës për Rashford dhe ky i fundit nuk mund të gabonte, duke çuar në peshë të gjithë stadiumin.

Kjo fitore fantastike e United, i rëndit ata në vendin e tretë me 38-të pikë, ndërsa City mbetet në vendin e dytë me 39-të pikë. Manchester United i ka bërë kështu edhe një nder Arsenalit, pasi tashmë me një ndeshje më pak, “topçinjtë” kryesojnë ligën angleze me 44-pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i RTK-së ka emëruar gazetarin e njohur shqiptar Adi…