United siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve, Liverpooli thuajse jashtë

20 maj 2023 | 20:21

Duele, interesante, gola dhe verdikte të rëndësishme në Premier League. Manchester Unite siguroi një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm falë fitores 1-0 në transfertë përballë Bournemouth.

Një gol i Casemiros në fillimin e pjesës së parë i ka dhënë tre pikë të arta “djajve të kuq”, që ngjiten në kuotën e 69 pikëve në renditje, kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit.

United ka tre pikë më shumë se Liverpool, që ka edhe një ndeshje për të luajtur në Premier këtë sezon. Skuadra e Klopp zhgënjen në shtëpi, pasi ndalet në një barazim 1-1 përballë Aston Villas. Miqtë mbyllin pjesën e parë në avantazh, por Firmino barazon shifrat në minutat e fundit të takimit.

Skuadra e Klopp thuajse nuk ka asnjë shans për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm, pasi Newcastle i vendit të tretë ka tre pikë më shumë dhe një ndeshje për të rikuperuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhavit Haliti nga PDK-ja së bashku me delegacionin e Kosovës…