Unitedi befasohet nga Wolves

02 prill 2019 | 22:45

Manchester United ka rënë në transfertën e Wolves, teksa është mposhtur me përmbysje me shifrat 2-1. Goli i MekTominej në fillim të ndeshjes, u bë i pavlefshëm nga Diogo Jota dhe një autogol i Smolling, duke i dhënë vendasve tri pikët.

Sfida nisi mjaft mirë për “Djajtë e kuq”, ku vetëm pas 13 minutash lojë, Skot MekTominej shënoi një gol mjaft të bukur, duke i dhënë avantazhin të tijve. Gjithsesi, vendasit arritën të reagonin në minutën e 25-të, me anë të portugezit të sulmit, Diogo Jota, i cili i vetëm përballë De Geas nuk gaboi.

Fraksioni i parë u mbyll me shifrat e barabarta, ndërkohë i dyti, nisi keq për të besuarit e Solskjaer. Në minutën e 57-të, Young u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.

Këtë gjë United e vuajti jo pak dhe në minutën e 77-të, pësoi dhe golin e dytë. Pas një rrëmuje në zonë, ishte Kris Smolling, i cili në mënyrë të pafat çoi topin në rrjetën e tij. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Uatfordi ka rrëzuar përfundimisht Fulhemin një kategori më poshtë, teksa londinezët nuk kanë më asnjë shans matematikor të qëndrojnë në Premier League për sezonin e ardhshëm pas humbjes 4-1.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te dielen në emisionin “Kojshia Show”,  mysafirë është gazetari i…