Unitedi dhe Chelsea në garë për Vidalin

23 janar 2018 | 13:56

Dy skuadrat e Premier Ligës, Manchester United dhe Chelsea janë në garë për transferimin e mesfushorit të Bayern Munchen, Arturo Vidal, raporton “Daily Express”.

Reprezentuesi i Kilit pritet të largohet gjatë verës nga Bayerni, pasi ky klub e ka transferuar Leon Goretzka nga Schalke 04.

Unitedi i Jose Mourinhos e ka transferuar në këtë afat kalimtar sulmuesin Alexis Sanchez, kurse në verë dëshiron ta ketë edhe një tjetër lojtarë kilian, por për të arritur ketë duhet ta mposhtë konkurrencën e Chelseat.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën përkujdesjen e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë më 24,…