Unitedi, gati të paguaj klauzolën e Dembeles

20 mars 2023 | 15:46

Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Sulmuesi francez e vazhdoi kontratën me gjigantin katalunas deri në verën e vitit 2024 dhe ai tanimë ka një klauzolë largimi nga “Camp Nou”.

Sipas asaj që është thënë në TeamTalk, Djajtë e Kuq janë të interesuar për transferimin e anësorit francez në verë.

Madje United është gati ta paguaj edhe klauzolën e francezit e cila është 50 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për skuadrën angleze.

Tani i mbetet drejtuesve të “Djajve të Kuq” ta bindin Dembelen për tu transferuar në “Old Traford”, pasi francezi duket se është i lumtur te Barcelona.

Nga ana tjetër katalunasit duan ta shmangin largimin e tij dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë të re afatgjate.

25-vjeçari këtë edicion është paraqitur në 28 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar tetë gola e duke asistuar në shtatë të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomatja e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka folur të hënën për…