Unitedi mposhti Sheriff Tiraspol, Roma triumfon në Finlandë

27 tetor 23:41

Manchester United mori një fitore të thellë 3-0 ndaj moldavëve të Sheriff Tiraspol në “Old Trafford” dhe të blindojë vendin e dytë në grup, teksa do të kërkojë kualifikimin direkt në fazën e 1/16-ave të Europa League, në ndeshjen e fundit ndaj Real Sociedad në transfertë.

“Djajtë e kuq” dominuan totalisht takimin dhe gjetën golin e avantazhit me anë të Diogo Dalot në minutën e 44-t, ndërsa në pjesën e dytë ishte Rashford që dyfishoi shifrat dhe Ronaldo që vulosi fitoren.

Roma mori një fitore 2-1në transfertën finlandeze ndaj HJK Helsinkit. Verdhekuqtë janë të dënuar të fitojnë edhe sfidën e fundit ndaj bullgarëve të Ludogorets, javën e ardhshme në “Olimpico”.

Tammy Abraham në pjesën e parë dhe një autogol në të dytën, vulosën suksesin e skuadrës së Mourinhos, ndërsa Helsinki barazoi përkohësisht me shqiptarin Përparim Hetemaj.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën, humbja në shtëpi 0-1…