Unitedi në kërkim të një sulmuesi, janë katër opsione

11 shkurt 2022 | 14:22

Manchester United është në kërkim të një sulmuesi për edicionin e ri. “Djajtë e Kuq” kanë shënuar dy ose më shumë gola vetëm në tri ndeshje nga dymbëdhjetë ndeshjet e fundit nën drejtimin e Ralf Ragnick.

Mason Greenwood është pezulluar pas arrestimit të tij, ndërsa Anthony Martial nuk dëshiron të kthehet në “Old Trafford” pasi iu bashkua Sevillas në formë huazimi. Cristiano Ronaldo dhe Edinson Cavani, i cili mbush 35 vjeç të hënën dhe duket se do të largohet këtë verë.

United e ka admiruar prej kohësh sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, edhe pse Real Madrid duket se është zgjedhja e tij parësore. Harry Kane i Tottenham dhe Dominic Calvert-Lewin i Everton janë dy emrat e tjerë që shihen si alternativa mjaft të mira, ndërkohë që listën e dëshirave është edhe Lautaro Martinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, iu…