Unitedi ofron 120 milionë euro per futbollistin e Frankfurtit

16 mars 2023 | 10:35

Manchester United pritet të jetë shumë aktive në merkaton e verës. Djajtë e Kuq pritet të bëjnë gati një ofertë prej 120 milionë eurosh për të marrë sulmuesin e Eintracht Frankfurt dhe Francës, Randal Kolo Muani.

Anthony Martial pritet të largohet pasi ai hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij. Dhe zëvendësimi i tij mund të vijë në formën e francezit Kolo Muani, 24 vjeç.

Sipas Bild, Frankfurt mund të lejojë që sulmuesi të largohet nëse ata marrin një ofertë prej 90 milionë sterlinash. Paris Saint-Germain është gjithashtu i interesuar për të sjellë yllin e Kupës së Botës në fund të sezonit.

Megjithatë, Manchester United kuptohet se po përgatit ofertën e parë zyrtare në një përpjekje për ta larguar atë nga skuadra e Bundesliga-s. Kolo Muani iu bashkua Frankfurtit me kosto zero verën e kaluar pasi kontrata e tij me Nantes skadoi.

Ai po shkëlqen në Gjermani, duke kontribuar me 16 gola dhe 14 asiste në 34 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka…