Unitedi refuzon ofertën e West Hamit për Maguire

18 janar 2023 | 15:17

Oferta e West Ham United për të nënshkruar me Harry Maguire si huazim nga Manchester United është refuzuar.

“Djajtë e Kuq” këmbëngulin se mbrojtësi anglez nuk do të largohet nga “Old Trafford”. E ardhmja e Maguire te Unitedi është mbuluar me dyshime me kapitenin që nuk është më zgjedhja e parë në qendër të mbrojtjes.

Erik ten Hag ka preferuar Raphael Varane dhe Lisandro Martinez përpara 29-vjeçarit, madje edhe mbrojtësi i majtë natyral Luke Shaw ka luajtur si qendër e improvizuar para anglezit kohët e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i partive shqiptare për zgjedhjet e 5 marsit, të…