Lidhja Shqiptare në Botë ofron përkrahje për Forumin Shqiptar

18 janar 2023 | 15:10

Koalicioni i partive shqiptare për zgjedhjet e 5 marsit, të bashkuar në Forumin Shqiptar, kanë zgjuar interesim të jashtëzakonshëm për zgjedhjet lokale në Tuz.

Forumi Shqiptar ka bashkuar shqiptarët në Malësi dhe kudo në diasporë.

Një urimi dhe ftesë për votim unik të Forumit Shqiptar, i është bashkuar edhe Lidhja Shqiptare në Botë.

Këtë ftesë për përkrahje pa rezervë për Forumin Shqiptar, është bërë nga kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti.

Postimi i plotë:

Lidhja Shqiptare në Botë, me kënaqësi shpreh mbështetjen e parezervë për koalicionin e Shqiptarëve të Tuzit, FORUMI SHQIPTAR, përbërë nga Alternativa Shqiptare ASH, Lidhja Demokratike Shqiptare LDSH dhe Unioni Nacional Shqiptar UNSH, i cili do të garojë në zgjedhjet e 5 marsit 2023 për Komunën e Tuzit. Vendimi i tre liderëve shqiptarë, për të garuar së bashku si koalicion, tregon pjekuri politike dhe atdhetare dhe i garanton Komunës së Tuzit vazhdimin e qeverisjes shqiptare edhe pas 5 marsit 2023. Tuzi, në vitin 2019, për herë të parë zgjodhi një qeverisje shqiptare dhe që atëherë ka përjetuar një zhvillim të dukshëm ekonomik, social, politik dhe kulturorë. FORUMI SHQIPTAR dëshmon për një emancipim të shkëlqyeshëm politik të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Nazmi Jakurti
Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U17, femrat, nën drejtimin e përzgjedhësit Donald…