Unitedi refuzon transferimin e Hazardit

04 nëntor 2021 | 13:11

Manchester Unitedi thuhet se ka refuzuar mundësinë për të transferuar Eden Hazardin nga Real Madridi.

Klubi spanjoll është i hapur për të shitur sulmuesin belg, i cili nuk ka arritur ta gjejë formën e duhur nga transferimi i madh nga Chelsea.

Hazardi ka qenë më shumë jashtë fushave sesa brenda tyre shkaku i lëndimeve të shpeshta dhe drejtuesit e Realit duan ta largojnë atë. Edhe skuadra e Chelseat nuk është e interesuar për rikthimin e tij, derisa në opsion mbesin te Newcastle United dhe Tottenham Hotspur.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfundimi i procesit zgjedhor gjithmonë nxjerrë pakënaqësi nga kandidatë të…