Unitedi shkelqën pa Mourinhon

22 dhjetor 2018 | 20:39

Debutimi i Ole Gunar Solskjaer nuk kishte si të shkonte më mirë, teksa Manchesteri i tij shkatërroi 1-5 Cardiff Cityn në transfertë.

Lojë e bukur dhe harmoni te Junajtid, që shënoi vetëm pas tre minutash golin e parë, me anë të Markus Rashford, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi.

“Djajtë e kuq” vijuan të këmbëngulnin me lojën e tyre, pavrësisht avantazhit dhe në minutën e 29-të dyfishuan me anë të Ander Herrerës. Vendasit e Kardifit, reaguan në minutën e 38-të, ku Kamarasa shndërroi në gol një 11-metërsh duke shkurtuar diferencën në 1-2.

Gjithsesi, pjesa e parë ende nuk kishte të mbaruar, pasi Antoni Martial, shënoi dhe golin e tretë, në minutën e 41-të, duke dërguar në dhomat e zhveshjes të qetë ekipin e tij. Pjesa e dytë ishte po aq produktive sa e para për ekipin e Solskjaer, pasi shënuan dhe dy herë të tjera, me anë të Xhesi Lingard, në minutat 57 dhe 90.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madridit është kampion i Botës për klube për…