Unitedi synon transferimin e Casemiros dhe Felixit 

17 gusht 2022 | 16:51

Manchester Unitedi nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Premierë Ligë. Dy humbje në dy ndeshje, starti më i keq në histori dhe vendi i fundit në tabelën e klasifikimit, detyrojnë drejtuesit e klubit të lëvizin shpejt.

“Marca” raporton se Unitedi po kërkon të bëjnë “pazar” në Madrid, ku kërkojnë yjet e Realit dhe Atleticos. Casemiro është objektivi kryesor për ta përforcuar mesfushën në një kohë kur pista Rabiot ka rënë përfundimisht.

Objektivi tjetër, për ta përforcuar repartin ofensivë, është Joao Felix. Pavarësisht prej dëshirës së Unitedit, gjithnjë sipas së përditshmes spanjolle, si Reali ashtu edhe Atletico nuk kanë ndër mend të privohen nga dy titullarët e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar takim me…