Kurti shkruan diçka para takimeve në Bruksel, ambasadori publikon pamjet

17 gusht 2022 | 16:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar takim me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa nesër (e enjte) do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Megjithatë, para takimit me Stoltenberg, Kurti është takuar me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Këtë e ka bërë me dije vetë Bajrami përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ku ka publikuar disa fotografi me të parin e qeverisë me mbi shkrimin “Gati për takimet”.

Edhe pse ende nuk dihen më shumë detaje, në fotografi shihet që Kurti është duke shkruar diçka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Shqiptare ortodokse nga Maqedonia e Veriut! Video e…