Unitedi triumfoi në ‘Goodison Park’

07 nëntor 2020 | 16:50

Manchester United e ka fituar derbin ndaj Everton në ‘Goodison Park’ me rezultat 1:3, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tetë të Premierligës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi, me një gol të bukur të Bernard, të shënuar në minutën e 19’.

Manchester United përmbysi gjithçka brenda pjesës së parë. Bruno Fernandes ishte heroi i ‘Djajve të Kuq’ në pjesën e parë me dy gola të shpejtë të shënuar.

Portugezi shënoi në minutat 25’ dhe 32’. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Edinson Cavani, që shënoi në kohën shtesë për 1:3. Pas kësaj fitoreje, Manchester United numëron 10 pikë, dhe renditet në vendin e 13.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shell, për sigurinë tuaj, ne kujdesemi që në baza…