Unitedi vendos tetë lojtarë në shitje

07 qershor 2023 | 13:30

Manchester United do të “pastrojë” skuadrën gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “Mirror”, “Djajtë e Kuq” planifikojnë t’i shesin tetë futbollistë. Harry Maguire, Anthony Martial, Fred, Scott McTominay, Dean Henderson, Alex Telles, Eric Bailly dhe Brandon Williams janë futbollistët që janë vendosur në shitje nga klubi anglez.

Trajneri Ten Hag synon që me shitjen e tyre të blejë futbollistë që do të konkurronin fuqishëm në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi serb “Nova.rs”, ka publikuar një shkrim rreth vrasjes së…