Universi “ndryshon” moshë

03 gusht 2020 | 11:22

Universi është pak më i ri në moshë nga çmendohej deri më sot ose, më saktë, një miliard vjet më i ri dhe duke u bazuar në kalkulimet e fundit të lëvizjeve të dhjetëra galaktikave, rezulton të jetë 12.5 miliardë vjeç.

Deri tani metodat e përdorura për ta përllogaritur moshën e universit janë bazuar mbi konstanten e Hubble, që mat indeksin e zgjerimit të universit, por edhe mbi vrojtimet e kryera mbi ekon e Big Bang, apo radiacionin kozmik.

Sipas Hubbl,  kozmosi ekziston prej 12-14.7 miliardë vjetësh, ndërsa sipas radiacioneve të lëshuara nga Big Bang, mosha është 13.7 miliardë vjet. Ndërsa me metodën e re është arritur të kalkulohet pothuajse me precizion distanca mes galaktikave, me anë të teleskopit hapësinor Spitzer të Nasës.

Këto matje janë përdorur edhe për përllogaritjet e distancave të 95 galaktikave të tjera. Sipas drejtuesit të studimit James Schombert, universi qeveriset nga një sërë skemash matematike të shprehura në ekuacione. Kjo metodë shpjegon pikërisht në mënyrë më të hollësishme lëvizjet e galaktikave dhe transformon këto të dhëna në ekuacione që më pas shërbejnë pikërisht për ta përcaktuar moshën e universit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një krijesë e çuditshme e dekompozuar, prej 4.5 metrash, është…