Universiteti Evropian i Tiranës nderon Thaçin me titullin “Doktor Honoris Causa”

15 shkurt 2018 | 16:53

Njëri nga universitet më të mëdha në Shqipëri, Universiteti Evropian i Tiranës (UET), në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do ta nderojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin me titullin “Doktor Honoris Causa”.

Në Presidencë kanë konfirmuar se Thaçi tashmë ka udhëtuar për në Tiranë, ku do të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Doktor Honoris Causa” nga Universiteti Evropian i Tiranës.

Presidenti Thaçi më herët të njëjtin çmim e ka pranuar edhe nga Universiteti shtetëror i Tiranës, i Tetovës dhe nga shumë universitete tjera në rajon dhe botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të…