Universiteti i Gjakovës nenshkruan marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën Yenilikçi Adimlar Dernegi (YADER)

17 tetor 2020 | 21:16

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, që po përfaqësohet nga rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën Yenilikçi Adimlar Dernegi (YADER).

Qëllimi i kësaj marrëveshje ndërmjet Yenilikçi Adimlar Dernegi (YADER) dhe Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” është që të sigurojë marrëveshjen në lidhje me bashkëpunimin për Konferencën Euroaziatike për Gjuhën & Shkencat Sociale, referuar si ECLSS. Pjesë e keti organizmi janë 13 shtete të Azise dhe Europës.

Memorandumi i bashkëpunimit mes UGJFA-së dhe YADER-it fokusohet në organizimin e konferencave, simpoziumeve dhe seminareve, projekteve të përbashkta dhe mobilitetet.Po ashtu, rrit kapacitetin institucional, ofron mundësi dhe mbështetje për stafin akademik, si dhe gjallëron mësimin dhe kërkimin për studentët.

Rektori Nimani dhe kryetari i e shoqatës YADER  Dr. Hasan Karacan u shprehën të gatshëm të ofrojnë mbështetje për realizimin e e projekteve të përbashkëta  në kuader të ERASMUS dhe MEVLANA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i skuadrës Werder Bremen, Milot Rashica, do të transferohet…