UP-ja ishte themel i të gjitha zhvillimeve ndërkombëtare

10 shkurt 2020 | 12:47

Studentët e viteve të ‘70-ta kanë pasur sfida të mëdha, por kishin ideal të madh. Në atë kohë shumë pak kanë studiuar femrat, e më shumë meshkujt. Ata që kanë marrë pjesë në protesta, janë denoncuar.

Këto janë disa nga përgjigjet e ish-studentëve të Prishtinës gjatë atyre vjetëve.

Studentët e sociologjisë në kuadër të javës së mbajtur të Universitetit kanë punuar edhe një hulumtim me temën “Dialog mes brezash- Universiteti i Prishtinës në 5 dekada”.

“Sfidat kanë qenë të shumta por ideali ka qenë i madh. Ka qenë problemi i hapësirave. Laboratorët kanë qenë të mangët. Në këtë kohë kanë studiuar më shumë gjinia mashkullore, e më pak femrat. Kushtet për punim dhe studim, janë përjashtuar për studime disa profesorë që kanë mbrojtur studentët janë larguar nga puna. Nëse profesorët kanë marrë pjesë në protesta janë denoncuar, po ashtu edhe studentët”, ka deklaruar Goneta Ademi, e cila ka qenë pjesë e këtij hulumtimi, raporton “KosovaPress”.

Marjan Dema, i cili udhëheq me Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ka pohuar se sot po bëjnë edhe hapjen e javës së 50-vjetorit të UP-së.

Ai ka theksuar se UP-ja ishte themel i të gjitha zhvillimeve ndërkombëtare .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fasulja bën pjesë ndër artikujt më të njohur, e cila…