UP vazhdon ta përmirësojë renditjen në klasifikimin e universiteteve

01 shkurt 2024 | 09:06

Universiteti i Prishtinës vazhdon ta përmirësojë renditjen në klasifikimin e universiteteve sipas sistemit të rangimit Webometrics.

Në listën e përditësuar të janarit 2024, UP-ja është ngritur për 12 pozita, duke u renditur në vendin e 2884-t.

UP vijon të konsolidohet edhe në klasifikimin evropian, duke e përforcuar pozitën në mesin e 1000 universiteteve më të mira.

Renditja e UP-së është reflektim i përparimit në kontributin shkencor të stafit akademik dhe ndikimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 25,000 punonjës të sigurisë në 11 aeroportet kryesore gjermane…