UPZ-ja arrin bashkëpunim me universitetin Camarino në Itali

04 gusht 2019 | 18:38

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. asoc. dr. Ismet Temaj dhe prorektorët, prof. ass. dr. Shemsi Morina kanë pritur në takim një delegacion nga universiteti i Camarinos në Itali, me që rast është iniciuar bashkëpunimi dypalësh.

Bashkëpunimin ndërmjet dy universiteteve e kanë iniciuar zëvendësministri i Diasporës Afrim Bekteshi dhe Ariana Kosova, presidente e Lidhjes së mësuesve shqiptarë në Itali, e cila po ashtu ishte pjese e takimit.

Rektori Temaj e ka vlerësuar lartë fillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar se do të kujdesen që kjo iniciativë të jetë frutdhënëse.

Zëvendësministri i Diasporës, Afrim Bekteshi, ka thënë se për të ka qenë nder, privilegj dhe emocion i veçantë që të kujdeset për këtë takim pasi ka qenë më herët edhe vet student i UPZ-së.

Ai ka shtuar se ashtu si ka ndodhur me UP-në do të kujdeset që edhe studentët e UPZ-së të fitojnë bursa për të studiuar në universitetin Camarino, që një gjë është pjesë e marrëveshjes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka vazhduar edhe sot takimet me strukturat e…