Ura e Londrës feston 125 vjetorin

29 qershor 2019 | 14:35

Ikonikja “London Tower Bridge”, feston 125 vjetorin. Monumenti i njohur në të gjithë globin, që hapet dhe mbyllet për anijet e mëdha që kalojnë në Tamiz, është bërë një nga simbolet e kryeqytetit britanik.

Kryevepra e stilit të kështjellave si në përralla, ishte vetëm një nga 50 projektet që u morën në shqyrtim, për të ezauruar nevojën për një urë të re mbi lumë, që do të lejonte anijet e mëdha në atë që ishte porti më i frekuentuar i botës.

Historianët kujtojnë se asokohe kishte një seri projektesh të çuditshme dhe të mrekullueshme, ide me të vërtetë krijuese. Por, ai i urës aktuale, ishte dukshëm më i përshtatshmi.

Në fundjavën e përvjetorit, disa nga ato projekte alternative janë rikrijuar për tu ekspozuar mbi urë për kalimtarët.

Aktorë në kostume viktoriane po ashtu do të shihen mbi të, bashkë me punëtorë, inxhinierë dhe urë ndërtuesit e kohës. 12 koncerte janë planifikuar po ashtu.

Për ndërtimin e urës u deshën tetë vite dhe ajo u hap më 30 qershor 1894 nga mbreti i ardhshëm Eduartd i VII dhe Mbretëresha Aleksandra. Ura kushtoi 1.6 milionë stërlina, ose 250 milionë dollarë në vlerën e sotme, përcjell “TCh”.

Sot, ura hapet rreth 850 herë në vit, kryesisht për anijet e turistëve që duhet të njoftojnë 24 orë në avancë. Një total prej 865 mijë njerëzish e vizituan urën, në 2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë propozimin e tij për…