Uragani ‘Florence’ shkakton evakuim masiv në ShBA

12 shtator 2018 | 17:02

Autostradat në Bregun Lindor të ShBA-së janë parë të ngarkuara me njerëz që ikin nga uragani “Florence”.

Rreth 1.7 milion njerëz janë urdhëruar të evakuohen në Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

Autoritetet e Karolinës së Jugut i kanë shndërruar katër autostrada në rrugë me një drejtim, për të shpejtuar evakuimin.

Uragani i kategorisë katër, me erëra prej 215 kilometrash në orë, do të zbarkojë në tokë të premten herët.

“Kjo ka të ngjarë të jetë stuhi që vjen një herë në jetë për pjesë të bregdetit të Karolinës”, tha një parashikues nga Shërbimi Kombëtar i Motit.

Në një video të postuar në llogarinë e vet në “Twitter” të mërkurën, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, kërkoi nga banorët e zonave të kërcënuara që të ndjekin paralajmërimet zyrtare. “Largohuni, mos luani, është stuhi e madhe, ndoshta më e madhja që keni parë, dhe sasi e jashtëzakonshme uji”, ka shkruar Trumpi, raporton “Rel”.

Ekspertët kanë paralajmëruar se stuhia mund të shkatërrojë afro 760 000 shtëpi dhe biznese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestat dhe grevat e punëtorëve të Postës së Kosovës po…