Uran Ismaili akuzon LDK-në për shkatërrim të sistemit shëndetësor

11 shkurt 2019 | 14:49

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka akuzuar LDK-në për shkatërrim të sistemi të shëndetësisë për 10 vjet me radhë.

Kjo akuzë e Ismailit, ka ardhur pas deklaratave të zyrtarëve të LDK-së së shëndetësia e Kosovës është në kolaps.

“LDK-ja, e cila ka shkatërruar sistemin shëndetësor për 10 vjet me radhë dhe e ka varfëruar qytetarin, sot flet për kolaps në këtë sektor. Është e vërtetë se ka një kolaps, por ai është kolapsi i së keqes, të cilin e ka lënë trashëgim kjo parti që mbi shëndetësinë kishte një lloj monopoli politik. Ndaljes së korrupsionit në blerjen e barnave prej 6 milionë eurosh; rritjes së pagave për profesionistët shëndetësorë; dhe shërbimit 24 orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin, të cilat janë vetëm një pjesë e vitit më të suksesshëm që ka pasur shëndetësia pas luftës, do të duhej t’u gëzohej edhe LDK-ja.

“Fakti që janë kryer më shumë punë brenda vetëm një viti sesa gjatë tri mandateve të LDK-së, duhet të jetë pikëlluese për ta, por unë i ftoj të jenë përkrahës e jo pengues të reformave në shëndetësi, prej të cilave përfitojnë qytetarët tanë, pa dallime partiake”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fitore kanë vazhduar Kastrioti i Ferizajt e Prishtina, ndërsa…