Uran Ismaili: Albin Kurti është emri i krizës, Bedri Hamza është zgjidhja

20 maj 2026 | 23:14

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, duke folur për sloganin e PDK-së “Stop krizës. Ndrysho Kosovën”, ka thënë se mesazhi i kësaj fushate buron nga shqetësimet që, sipas tij, po i hasin çdo ditë nga qytetarët.

Ismaili tha se kudo që po takon qytetarë, po dëgjon të njëjtat shqetësime të shkaktuara nga kriza politike dhe problemet që, sipas tij, kanë përfshirë të gjithë sektorët në vend.

“Është një kërkesë e madhe gjithandej ku shkojmë. Qytetarët janë të lodhur nga kriza politike dhe kriza që i ka kapluar të gjithë sektorët në Kosovë. Kjo krizë ka emër dhe ai emër është Albin Kurti”, tha Ismaili.

Ai shtoi se zgjedhjet e 7 qershorit paraqesin mundësi për ndryshim dhe për një qasje tjetër në qeverisje.

“7 qershori është një mundësi e mirë që të kemi një kryeministër që promovon stabilitetin, është një person që mund të bashkëpunojë, mund t’i bëjë palët bashkë dhe ta ndryshojë Kosovën duke e çuar përpara”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri nga krerët e VLEN, Bilall Kasami, deklaroi se as…