Uran Ismaili: Çmimet janë rritur në mënyrë enorme, ndërsa kryeministri ka gjashtë vite që veç ankohet

20 maj 2026 | 23:17

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Uran Ismaili, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për gjendjen ekonomike në vend.

Ismaili tha se jeta në Kosovë është vështirësuar ndjeshëm për shkak të rritjes së çmimeve, ndërsa sipas tij, nuk ka pasur investime që do ta lehtësonin jetesën e qytetarëve.

“Çmimet janë rritur gjithandej. Çmimi i energjisë elektrike është rritur, çmimi i produkteve është rritur”, tha Ismaili.

Ai shtoi se gjatë gjithë kësaj kohe, kryeministri në detyrë nuk ka ofruar zgjidhje, por, siç u shpreh ai, vetëm është ankuar dhe ka kërkuar fajtorë të tjerë.

“Herë ia lë fajin opozitës, herë luftës në Ukrainë, herë bllokimit të Ngushticës së Hormuzit”, u shpreh ai.

Sipas Ismailit, Kurti nuk është mjaftuar as me mbështetjen që ka pasur deri më tani.

“Nuk i dalin 51 për qind të votave, do edhe më shumë vota dhe më shumë pozita”, tha Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga PDK, Uran Ismajli në Adresa tha…