Uran Ismaili me “letra çelë”: Abuzimi në shëndetësi ka shkuar deri te karrocat invalidore dhe barnat e kancerit

02 qershor 2026 | 10:22

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, në serinë e tij “Me letra çelë”, ka folur për, siç i ka quajtur ai, abuzimet milionëshe në Ministrinë e Shëndetësisë, tenderët e dyshimtë dhe favorizimin e kompanive të lidhura me pushtetin.

Ismaili tha se në shëndetësi po përdoren skema ku tenderët përgatiten paraprakisht për kompani të caktuara, kriteret ngushtohen për t’iu përshtatur atyre, ndërsa pajisjet blihen shumë më shtrenjtë se çmimet reale të tregut.

Sipas tij, një karrocë elektrike e blerë nga prodhuesi për 726 euro i është shitur shtetit për 3 mijë euro, ndërkohë që pacientët vazhdojnë të përballen me mungesë barnash, përfshirë edhe barna të kancerit që kushtojnë mijëra euro.

“Këta nuk zgjedhin mjet, mënyrë as fushë. Sa i ligë duhet të jetë një pushtet kur abuzimi, vjedhja e keqpërdorimi ndodh në kurriz të pacientit”, ka thënë Ismaili.

Ai ka shtuar se më 7 qershor duhet të marrë fund kjo mendësi qeverisëse, duke thënë se PDK dhe Bedri Hamza janë alternativa për ta ndalur krizën dhe për ta kthyer shëndetësinë në shërbim të pacientëve.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/v/1Aqu6Jgzvo/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë…