Uran Ismaili takon veteranët e UÇK-së në Kuçicë: Respekt i përhershëm për çlirimtarët
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 2, Uran Ismaili, ka zhvilluar një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kuçicë, ku ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për kontributin e tyre në çlirimin e vendit.
Ismaili theksoi se veteranët e UÇK-së janë njerëzit që në momentet më të vështira për Kosovën ishin të gatshëm të sakrifikonin gjithçka për lirinë e vendit, ndërsa edhe sot vazhdojnë të jenë të përkushtuar në mbrojtjen e dinjitetit, historisë dhe të ardhmes së Kosovës.
“Takim me veteranët e UÇK-së në Kuçicë, me njerëzit që kur kishte nevojë ishin të gatshëm të jepnin gjithçka për lirinë e Kosovës dhe sot janë po aq të gatshëm që me punë e angazhim ta mbrojnë dinjitetin, historinë dhe të ardhmen e saj. Respekt përjetë për çlirimtarët tanë!”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.



