Urime Ditën FSK!

28 nëntor 09:38

Nga: Bashkim Kajdomçaj

Forca e Sigurisë së Kosovës, Kompania e Deminimit “Lidhja e Prizrenit”

Prizren, 27.11.2022. Vizitë bashkë me shokun Bashkim Gashi, trupave të FSK- së, në Ditën e Forcës. Vizitën e bëmë në emër të KMDLNJ-së, Qendra Rajonale në Prizren. Impresionuese ajo çfarë na prezantuan sot pjesëtarët e FSK-së.
Vendi ku gërshetohet e kaluara dhe e tashmja, me plot sfida.
Kënaqësi të shohësh mjetet, me të cilat operon kjo kompani.
Po ashtu, ishte kënaqësi vizita fotografive dhe fakteve të tjera të luftës (në muze).
Numër jo i madh i qytetarëve, ishte në këtë ditë.
Vërehej edhe mungesë e theksuar e prijësve të institucioneve.
Kjo është për çdo kritik!
Këta djem, që janë e ardhmja dhe themeli i shtetit, duhet përkrahur e nderuar nga të gjithë. Janë pasardhësit e çlirimtarëve (UÇK)), transformuar suksesshëm në TMK e tash në ushtri të Kosovës, FSK.
Ushtria është bazamenti i shtetit.
Faleminderit djem për pritjen!
Urime Ditën FSK!
Urime Festën e Flamurit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trofeu, i cili u vendos në ekspozitë para Kupës së…