Urimi i Haxhi Krasniqit për formimin e ushtrisë

14 dhjetor 2018 | 18:01

Boksieri i famshëm shqiptar, Haxhi Krasniqi e ka uruar popullin shqiptarë për formimin e ushtrisë së Kosovës. “Sot e kemi ushtrinë tonë dhe nuk jemi më të rrezikuar në tokat tona, që i banojmë me qindra shekuj”, ka thënë Krasniqi.

Postimi i plotë i Haxhi Krasniqit

Urime Ushtria Kosovë! Urime Populli im

Si fëmijë në kohen e luftës kam pas shumë idol jetësor, e ata kanë qenë Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faleminderit Baca Adem dhe e mbarë familja Legjendare Jashari, faleminderit edhe të gjithë dëshmorëve të tjerë dhe familjeve të tyre, faleminderit Amerikë, faleminderit Nëna Shqipëri, faleminderit Gjermani dhe faleminderit të gjithë miqve të popullit Shqiptar që sot e kemi ushtrinë tonë dhe nuk jemi më të rrezikuar në tokat tona, që i banojmë me qindra shekuj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka…