Ursula von der Leyen: Deri në qershor presim 300 milionë vaksina

08 mars 2021 | 11:49

Nga muaji i ardhshëm Bashkimi Evropian do të ketë një sasi të konsiderueshme vaksinash në dispozicion për t’ua shpërndarë vendeve anëtare.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen pret që sasia të dyfishohet.

“Nga muaji prill sasia do të dyfishohet sipas planit të prodhuesve, kjo edhe për faktin se të tjera vaksina do të miratohen”, tha von der Leyen për gazetën gjermane Stuttgarter Zeitung.

Mesatarisht blloku prej 27 anëtarësh pret të marrë 100 milionë doza në muaj gjatë tremujorit të dytë dhe gjithsej 300 milionë deri në deri në fund të qershorit.”

Për shembull Gjermania prite të marrë 20 milionë vaksina në muaj që do të thotë se vendi duhet të shtojë kapacitetet e vaksinimit. Ekonomia më e madhe e BE-së ka vaksinuar që prej dhjetorit 7.3 milionë vetë, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch. Vetëm gjysma prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

Deri tani Bashkimi Evropian ka miratuar vaksinat e tre prodhuesve, të Pfizer/BioNTech, Moderna-s dhe AstraZeneca-s.

Të enjten Agjencia Evropiane e Barnave pritet të japë miratimin edhe për vaksinën e prodhuar nga firma amerikane Johnson&Johnson.

BE-ja ka blerë vaksina për të gjithë popullsinë e saj prej rreth 447 milionë banorësh, por kërkesa e lartë dhe kapaciteti i ulët i prodhimit sollën pengesa gjatë muajit shkurt. Kjo bëri që edhe Europa të shohë drejt Lindjes.

Tani ka filluar shqyrtimi nga EMA i vaksinës ruse Sputnik V. Nëse ajo miratohet, Moska është zotuar të dërgojë në BE 100 milionë doza brenda tremujorit të dytë të vitit./Klan News/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA dhe ish-ministrja e Integrimit Evropian…