Vlora Çitaku tregon se cilat fotografi i mbante në zyrë sa ishte ministre
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA dhe ish-ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Vlora Çitaku, në ditën e gruas, ka treguar se cilat fotografi i mbante në zyrën e saj.
Çitaku ka thënë se sa ishte ministre në krye të zyrës kishte vendosur fotografitë e grave shqiptare.
“Kanë qenë frymëzimi im, dhe falë sakrificës së të cilave unë pata nderin të ushtrojë funksione të rëndësishme publike”.
“Rrugëtimi i tyre ishte shumëfish më sfidues se i yni. E detyra jonë është që rruga drejtë suksesit të jetë më e lehtë për gjeneratat që vijnë pas nesh. Të gjitha atyre grave që ndër shekuj shembën muret e paragjykimeve; të gjitha heroinave të cilave emrin nuk ua mësuam kurrë; sot e përjetë: Faleminderit. Lufta për barazi nuk ka filluar me ne. Lufta vazhdon”, ka thënë ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.