Zyrtare: Ursula von der Leyen zgjedhet kryetare e Komisionit Evropian

16 korrik 2019 | 21:03

Parlamenti Evropian miraton emërimin e Ursula von der Leyen si presidente të KE-së

Ursula von der Leyenu u emërua zyrtarisht si presidente e Komisionit Evropian.

Pro emërimit të saj votuan 383 ligjëvënës evropianë, 327 e kundërshtuan dhe 22 abstenuan.

Von der Leyen, e cila ka shërbyer si ministre e Mbrojtjes e Gjermanisë, të martën, iu drejtua Parlamentit Evropian, për të bindur deputetët që e meriton këtë funksion.

Komisioni Evropian është organi kryesor ekzekutiv i BE-së.

Ky institucion ka 28 komisionerë, numër ky i barabartë me vendet anëtare të BE-së. Secili vend propozon një komisioner.

Deri më tani pozitën e presidentit të Komisonit Evropian e ka mbajtur, Jean Claud-Juncker.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes kampiones…