US Open: Medvedev në finale me Gjokoviqin

09 shtator 2023 | 10:45

Carlos Alcaraz nuk arriti ta mbrojë titullin e kampionit të US Open pasi u mposht nga Daniil Medvedev teksa rusi arriti edhe një finale në New York kundër Novak Gjokoviqin.

Spanjolli 20 vjeçar numër një u mposht nga Medvedevi, duke e pamundësuar përsëritjen e finales së Wimbledonit mes Alcarazit e Gjokoviqit.

Gjokoviqi mposhti amerikanin e ri, Ben Shelton për t’iu afruar edhe një titulli të madh, e për të shkuar në 24 tituj gjithsejtë.

Në finalen e vitit 2021, Gjokoviqi u mposht nga Medvedevi dhe nuk iu lejua hyrja në SHBA në turneun e vitit të kaluar për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, me padurim e pret ndeshjen me…