Usain Bolt firmos kontratë 2-vjeçare me klubin francez

03 prill 2019 | 10:54

Pavarësisht dështimeve të shumta, kampioni i botës në atletikë, Usain Bolt nuk heq dorë nga ëndrra e tij për t’u bërë futbollist profesionist.

Xhamajkani është kthyer në Evropë ku ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin francez Paris FC. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”.

Kujtojmë që Paris FC militon në ligën e dytë franceze. Usain Bolt është 33-vjeç  dhe ka nisur përgatitjet me klubin, për të qenë gati sezonin e ardhshëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar me…