Ushtarët e FSK-së ngjiten në majën Mont Blanc

04 gusht 2022 | 09:48

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se ushtarët e FSK-së janë ngjitur në majën më të lartë, Mont Blanc.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se MM-ja është krenare me arritjen e ushtarëve të FSK-së.

“Pas disa ditë ecje tejet sfiduese, ushtarakët e FSK-së, Besart Ejupi, Arben Rexhepi, Fatmir Tahiri, Kushtrim Hyseni dhe zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes, Flamur Arifaj, dje pushtuan me sukses Mont Blanc-un, majën më të lartë në Evropën Perëndimore, në lartësi prej 4,810 metra”.

“Ky është sukses i madh i djemve tanë të cilët përveç me angazhimin vetëmohues e profesionalizimin e lartë në operacione ushtarake, na bëjnë shumë krenar edhe me këtë sukses të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmbytjet në pjesë të Ugandës lindore që rezultuan nga shirat…