Ushtarët e FSK-së trajnohen nga amerikanët si të reagojnë në fushëbetejë

24 janar 2022 | 11:33

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë”, të mundësuar nga ekipi i instruktorëve amerikanë.

FSK-ja ka njoftuar se pjesëtarët e saj po trajnohen si të reagojnë në fushëbetejë, duke shtuar se pjesëmarrës në këtë trajnim ishin një toge e Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.

“Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës  përveç që përfituan ne aspektin e njohurive dhe eksperiencave te reja sa i përket reaguesve te pare ne fushëbeteje ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

 

Njoftimi i plotë i FSK-së:

Pjesëtarët e FSK-së  trajnohen si të reagojnë në Fushëbetejë

Një nder objektivat e Forcës së  Sigurisë së Kosovës është  shkollimi dhe trajnimi i  pjesëtarëve të saj,  me qëllim të mbajtjes së nivelit të gatishmërisë  si dhe avancimit dhe ngritjes profesionale në të gjitha fushat.

Në vazhdën e trajnimeve këtë herë ekipi i instruktoreve Amerikan mundësoi realizimin e trajnimit “Reaguesi i Parë në Fushëbetejë” ku  pjesëmarrës ishin një toge e Kompanisë 2A të  Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë.

Gjatë realizimit të këtij trajnimi pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës  përveç që përfituan ne aspektin e njohurive dhe eksperiencave te reja sa i përket reaguesve te pare ne fushëbeteje ata përfituan edhe eksperienca sa i përket ndërveprueshmërisë me partneret.

Në ambientet e kazermës “Ushtarët e NATO-s” në Istog u organizua ceremonia e  certifikimit për të gjithë pjesëtarët që arritën ta përfundojnë me sukses trajnimin.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masat kufizuese me lockdown, problemet me rrjetet e furnizimit dhe…