Ushtarët izraelitë: Sistemi antiraketor na sëmuri me kancer

30 prill 2021 | 13:58

Një grup ushtarësh izraelitë pretendojnë se sistemi i mbrojtjes anti-raketë, “Iron Dome” është bërë shkas që ata të sëmureshin me kancer.

E përditshmja izraelite, “Yediot Ahronoth” shkruan se një sërë ushtarësh që shërbyer në njësi të cilat kishin për detyrë manovrimin e sistemit në fjalë, janë prekur që të gjithë nga sëmundja e rëndë. “Iron Dome” është i vendosur në jug të vendit me qëllimin të diktojë e ndalojë raketat me rreze të shkurtër veprimi të lëshuara nga grupet palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës.

“Yediot Ahronoth” thotë se ushtarët janë të bindur që ekziston një lidhje mes diagnozës së tyre dhe punës që kanë bërë për sistemin mbrojës anti-raketë. Gazeta izraelite i citon ata të pohojnë se njësitë e radarëve të “Iron Dome” lëshojnë shumë rrezatim dhe nxehtësi.

E përditshmja thotë se do të publikojë një nga një historitë e 10 ushtarëve të sëmurë gjatë kohës së shërbimit. Njëri prej tyre, i identifikuar vetëm si Ran, rrëfen se u diagnostikua me kancer në kockë një vit pasi kishte lënë shërbimin ushtarak. Ushtria izraelite nga ana e saj, pretendon se të dhënat e hulumtimet e veta mbi sëmundjen tregojnë se raste të tilla nuk janë të pazakonta./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 22-vjetorit të rënies së heroit të kombit…