Ushtarët ukrainas mbërrijnë në SHBA për trajnimin në mbrojtjen ajrore “Patriot”

16 janar 2023 | 23:43

Një grup ukrainas mbërriti sot në bazën stërvitore Fort Still në Oklahoma, ku do të trajnohen për përdorimin e sistemit të mbrojtjes ajrore “Patriot”.

Një grup i veçantë i trupave ukrainase filloi stërvitje të ngjashme në Gjermani një ditë më parë.

Fillimisht në dhjetor u njoftua se SHBA-ja do të furnizonte Ukrainën me sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, pasi Volodymyr Zelenskyy udhëtoi për në Uashington.

Sky News shkruan se kjo është arma më e avancuar e mbrojtjes ajrore që SHBA-ja ka për të ofruar, dhe Ukraina e ka kërkuar atë për pjesën më të madhe të luftës me Rusinë.

Ato ka të ngjarë të përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen e qyteteve të Ukrainës, pasi raketat ruse vazhdojnë të synojnë infrastrukturën dhe rajonet e banuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shukri Buja, ish-komandant në zonën e Nerodimes (Reçak), ka thënë…