Ushtari izraelit: Po pyesni pse nuk ka shkolla në Gazë, i kemi bombarduar

07 janar 2024 | 15:51

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, shihet ushtari izraelit që tallet me palestinezëve pranë rrënojave të Universitetit Al-Azhar në veri të Rripit të Gazës, që është bombarduar nga forcat izraelite.

Në videon e shpërndarë, shihet ushtari izraelit që tregon universitetin e bombarduar Al-Azhar.

Videoja e shpërndarë ka nxitur reagime të ashpra dhe zemërim. E ushtarët izraelitë prej fillimit të luftës kanë shkatërruar ndërtesat që i përkisnin civilëve palestinezë në qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Video të ngjashme të talljes më palestinezët nga ana e ushtrisë izraelite ishin publikuar në rrjetet sociale.

Në një video shiheshin ushtarët izraelitë duke i djegur ndihmat që ishin dedikuar për civilët palestinezë, në zonat e prekura nga lufta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Rusi, më shumë se 100 banorë të qytetit kufitar…