Ushtari serb i Wagneri dyshohet se është vrarë në Bakhmut

05 korrik 2023 | 22:47

Një shtetas serb dyshohet se ka humbur jetën në Ukrainë gjatë luftës në qytetin e Bakhmutit.

Qytetari me inicialet U.P. nga qytetit i Krushevacit, pjesëtar i grupit mercenar rus Wagner,  dyshohet se është vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës, raporton Slobodna Dalmacija.

Nuk dihet saktësisht se kur u vra, por mungesa e tij u vërejt kur pjesëtarët e Wagnerit filluan të nënshkruajnë kontrata të rregullta ushtarake me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë.

Kujtojmë se shefi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin u largua drejt Bjellorusisë pasi i dështoi puçi ushtarak kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndryshe, Wanger ka humbur shumë mercenarë gjatë okupimit të disa territoreve ukrainase, të cilën gjë e ka pohuar disa herë edhe shefi i grupit, Prigozhin, i cili ka akuzuar autoritetet ruse për mos furnizimin me armë dhe sabotim të sulmeve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, tha se ndërkombëtarët nuk mund të…