Ushtria e Malit të Zi patrullon përreth kufirit me Shqipërinë, shkak emigrantët

17 gusht 2018 | 15:16

Mali i Zi ka forcuar kontrollin në kufirin me Shqipërinë, për shkak të fluksit të mundshëm të emigrantëve.

Anëtarët e ushtrisë janë vendosur në pikën e kalimit kufitar Bozaj, ku thuhet se kufiri do të monitorohet nga patrullat e të dyja shteteve.

“Qëllimi kryesor është parandalimi i kalimeve të paligjshme të kufirit shtetëror me Shqipërinë, por edhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare”, ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi.

Gjatë vitit të kaluar, ka pasur një rritje të numrit të emigrantëve në Mal të Zi. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 2.113 persona të ardhur nga Siria, Pakistani, Algjeria dhe Maroko, shifër kjo që është gati dhjetë herë më e lartë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës dhe mbajtësi i dosjes…